E diel, 17 Nëntor, 2024

Këshilltari i Pecit që zhvati 100 mijë euro përmes grantit ishte suspenduar nga Thaçi prej pozitës së drejtorit të Doganës

Emri i Naim Huruglicës është përfolur në media për përfitimin e grantit nga Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë në vlerë prej 100 mijë eurosh. Përgjatë periudhës 2008-2013, Huruglica mbante pozitën e Drejtorit të Doganës së Kosovës. Ai u suspendua nga kjo pozitë më 2008-ën në atë kohë nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Kompania “Iron Consulting”, me pronar këshilltarin e jashtëm të Pecit, Naim Huruglica, ka fituar një grant nga AZHB për projektin prej 100 mijë eurosh.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që emri i Huruglicës lakohet në media. Ai përgjatë 2008-ës ishte suspenduar përkohësisht nga pozita e Drejtorit të Doganës nga Qeveria Thaçi.

Bëhej fjalë për rastin e futjes së mauneve me vaj disulfurik dhe gjetjet e Zyrës së Auditorit Gjeneral për keqpërdorime në Shërbimin Doganor të Kosovës.

Atëkohë këtë vendim e merrte ministri i Ekonomisë dhe Financave (MEF) Ahmet Shala, vetëm pak orë pasi Thaçi në mbledhjen e qeverisë kërkonte ndëshkim ndaj atyre që lejuan futjen e mauneve në territorin e Kosovës.

“Duke u bazuar në kërkesën e Qeverisë , në bazë të përgjegjësive që ka Drejtori i Shërbimit Doganor ndaj këtij rasti, si dhe të gjetjeve të Zyrës së Auditorit Gjeneral të cilat janë të publikuara në raportin e fundit, e të cilat flasin për një numër të konsiderueshëm të shkeljeve dhe parregullsive në këtë shërbim, Ministri i MEF-it në bazë të kompetencave të përcaktuara me ligj, merr vendimin që të suspendojë përkohësisht nga posti i Drejtorit të Doganave, Naim Huruglica”, thuhej në vendimin e atëhershëm.

Lidhur me vajin disulfurik në Mitrovicë atëbotë ishte mbajtur një protestë.

Protestuesit thonin se kjo materie është helmuese dhe se shkaktonte pasoja në shëndetin e banorëve si dhe se dëmtonte florën e faunën.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kishte shpallur tenderin për përzgjedhjen e një kompanie, e cila do të bënte asgjësimin e vajit disulfurik, shkruan Insajderi.

Mbi 50 tonë vaj disulfurik ishin vendosur në Mitrovicë pas konfiskimit të kësaj sasie nga doganierët dhe policia kosovare në kufirin me Shqipërinë.

Kjo materie kishte ardhur nga Irani dhe bënte pjesë në llojin e gazrave helmuese.

Huruglica më pas ishte rikthyer në punë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer