Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Dubovik të Deçanit.
Atje kanë vdekur burrë e grua – Smajl Berisha dhe Gjyle Berisha.
Varrimi i tyre do të bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat në Dubovik.
Një banor i fshatit ka treguar se si kanë ndërruar jetë çifti.
“Ata kanë qenë në Bjeshkë. Vdekjet kanë qenë natyrale. Gruaja ka pësuar infarkt. Burri është munduar t’i dal në ndihmë gruas, duke shkuar tek disa fqinj ka pësuar sulm”, ka deklaruar një banorë i fshatit për Klan Kosova.
“Burri ka qenë edhe i sëmurë. Para një kohe ka pasur sulm në tru”, theksoi ai.