E mërkurë, 23 Tetor, 2024

E dhimbshme: Këta janë dy mërgimtarë që humbën jetën në aksident trafiku në Hungari

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Hungari, raporton portali rajoni.org.

Portali rajoni.org ka marrë vesh së dy mërgimtarët që kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij aksidenti janë Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi. Ata mes vetë janë dhëndërr e mik.

Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave.

“Një ditë të gjithë  do të  kthehemi te krijuesi ynë ! Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar. Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta,   për ta ndarë me  ju lajmin e keq  se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe  bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi,  kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë  automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar  dhe  prindër të rinjë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer