E enjte, 14 Nëntor, 2024

Këta janë dy të dyshuarit për rrahjen e menaxherit të lokalit në Skenderaj, policia i arreston

Mediat dje gjatë ditës raportuan për një incident që ka ndodhur në shisha bar ‘Cohiba’ në Skenderaj, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht menaxherin e lokalit. Të dyshuarit fillimisht ishin larguar në drejtim të panjohur, mirëpo pas veprimeve hetimore është arritur që ata të arrestohen.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për B. Ismajlin dhe E. Halitin.

Ismajli dhe Haliti janë intervistuar në stacion policor dhe më pas me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Si ka ndodhur rasti?

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur për shkak të borxhit për pijet që kishin konsumuar Ismajli dhe Haliti, e që pas një konflikti verbal, të njëjtit dyshohet se e kanë sulmuar menaxherin duke i shkaktuar lëndime trupore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer