Një vajzë e mitur nga Vitia dyshohet se është trafikuar dhe është shfrytëzuar seksualisht nga persona të ndryshëm që nga muaji qershor i vitit të kaluar.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona dhe të njëjtit janë në ndalim policor.Të dyshuarit janë Festim Shabiu 20-vjeçar dhe Fatmir Rexhepi 35-vjeçar, thotë Sinjali.Shabiu dyshohet se që nga muaji qershor i vitit të shkuar, ka detyruar të miturën që të kryejë marrëdhënie seksuale në motele në këmbim të parave.
E kontrollin mbi viktimën ai e ushtronte përmes kanosjes e shantazhit në forma të ndryshme, ndërkohë që pagesën në këmbim të shërbimeve seksuale i ka marrë për vete.
Ndërkohë Rexhepi është arrestuar, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht të miturën.Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor. 20-vjeçari do të hetohet për veprën penale ‘Trafikim me njerëz’, ndërsa 35-vjeçari për ‘Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.