Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur takimin e Kryesisë me një pikë të rendit të ditës, zyrtartimin e kandidaturave për kryetarë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kryetari Lumir Abdixhiku në konferencën për media bëri të ditura shumë prej kandidaturave, përjashtuar vetëm katër komuna.
Kandidaturat për kryetarë komunash:
Prishtinë – Përparim Rama
Lipjan – Imri Ahmeti
Obiliq – Xhafer Gashi
Fushë Kosovë – Besnik Osmani
Podujevë – Ekrem Hyseni
Drenas – Gazmend Heta
Vushtrri – Xhafer Tahiri
Mitrovicë – Gëzim Plakolli
Pejë – Gazmend Muhaxheri
Istog – Ilir Ferati
Junik – Ruzhdi Shehu
Deçan – Jeton Mushkolaj
Dragash – Behgjet Xheladini
Prizren – Driton Selmanaj
Suharekë – Ardian Shala
Ferizaj – Visar Azemi
Shtime – Kastriot Shabani
Shtërpcë – Valmir Ahmeti
Viti – Sokol Haliti
Gjilan – Arbër Ismajli
Artanë – Bajrush Imeri
Rahovec – Burim Krasniqi
Gjakovë – Shefaqet Shehu
“Për katër komuna të mbetura, Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë ditëve në vijim do të zyrtarizohen pasi jemi në diskutime procedurale”, tha Abdixhiku.
“LDK është gati. I ka kandidaturat e plota, në harmoni të plotë, unitet të plot dhe bindje të plotë se fitorja e radhës e 12 tetorit do të jetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shtoi Abdixhiku.