E enjte, 14 Nëntor, 2024

Këta janë të dyshuarit që trafikuan dhe iu mundësuan shërbime seksuale tri vajzave në Skenderaj

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të trafikimit me njerëz që u zbulua pas hetimeve disa mujore të Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore në Mitrovicë. Policia ka arritur të identifikojë me disa persona të dyshuar për trafikimin e tri vajzave dhe ofrimin e shërbimeve seksuale. Njëri prej tyre tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, teksa një tjetër gjendet akoma në arrati. Por kush janë të dyshuarit?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë B. I, i cili është ndaluar dhe E.H, që ende nuk është kapur, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Kurse dy të dyshuarit e tjerë janë M.S dhe A.M, që dyshohet se kanë shfrytëzuar ose mundësuar shërbimet seksuale viktimave të trafikimit.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur për disa muaj me radhë dhe viktima janë tri vajza, të moshave, 17, 19 dhe 21-vjeç, që dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht nga të dyshuarit, në Skenderaj.

Teksa rasti po hetohet, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalimin e të dyshuarit të parë, Blerim Ismajlit. I njëjti është dërguar në mbajtje dhe brenda afatit ligjor do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë.

Edhe Policia e ka konfirmuar rastin, ndërsa s’janë dhënë më shumë detaje.

“Skenderaj, Janar-Prill 2023. Më 08.05.2023 është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur me lartë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shpallje

Shpallje

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer