Tre zyrtarë policorë kanë rënë në pranga në Klinë, pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) për suspendimin e tyre për shkak të përdorimit të dhunës ndaj një të dyshuari në oborrin e tij.
Nezir Gashi, Enis Elezaj, Shkëlqim Saliaj janë zyrtarët policorë që kanë rënë në prangat e policisë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për insajderin se patrullat policore fillimisht kishin shkuar në një shtëpi në Klinë për të arrestuar një person të dyshuar për “Kanosje”.
“Patrulla policore kanë shkuar në Klinë për të arrestuar një përson, i cili ka qenë i dyshuar për veprën penale ‘’Kanosje’ Pas arrestimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, siç është raportuar nga policia”, tha Nikçi.
Gjithsesi, Nikçi bëri të ditur se pas të provave të paraqitura, janë evidentuar elemente që mund të përbëjnë veprën penale të keqtrajtimit të të arrestuarit.