E diel, 8 Shtator, 2024

Këta janë VIP-at holivudianë me varësi nga hajnia

Kanë pasuri milionëshe, e shumë të ardhura financiare, por mania për të përvetësuar gjërat e huaja nuk i le të qetë.

Britney Spears, Megan Fox, Lindsey Lohan, Kim dhe Khloe Kardashian, Winona Ryder, Paris Hilton, Marco Carta janë vetëm disa nga emrat e famshëm që u zunë duke vjedhur në dyqane të ndryshme, raporton Kiks Kosova.

28 mijë euro kushtoi një pallto dhe xhaketë që tentoi ta vidhte Britni Spears.

Derisa një nga aktoret me të famshëm të Hollivudit, Megan Fox, ishte kapur në moshën adoleshencës duke vjedhur një produkt për buzët që kushtonte vetëm 7 dollarë.

Edhe kolegia e saj Lindsey Lohan hyn në listën e kleptomanëve. Aktorja amerikane është raportuar se ka vjedhur një varëse në vlerë prej 2 mijë e 500 dollarë.

Po për vjedhjen e një tjetër varëseje është akuzuar edhe Paris Hilton, e cila e kishte arsyetuar veprimin e saj me harresën, duke thënë se kishte harruar të kthente disa bizhuteri me vlerë 60 mijë dollarë, të marra për një premierë.

Ndërsa një tjetër aktore, Winona Ryder, më 2001 u kap duke vjedhur, ku pas kontrollit asaj i gjetën në çantën e saj rroba në vlerë prej 4 mijë eurosh për çka u dënua me tri vite me kusht dhe 10 mijë euro gjobë.

Megjithëse veprimet e tyre hyjnë në kuadër të veprave penale, këto veprime nuk behën nga mungesa e të hollave, por nga një çrregullim mendor, e që sipas psikologëve, i bën ata të jenë kleptomanë.

Nga një çrregullim i tillë vuajnë shumë njerëz në botë dhe këtu hyjnë jo vetëm këto figura publike, por edhe shumë të tjerë.

Megjithëse sipas psikologut Dorian Krasniqi, për t’u diagnostikuar me kleptomani, një person duhet të verifikohet nga ekspertët nëpërmjet disa rrugëve.

Sipas psikologut, kleptomania ka të bëjë pikërisht me tundimin që ndjejnë individë për të përvetësuar gjerat e huaja, pra tundimi për të vjedhur i cili është ves i lindur.

Krasniqi thotë që rritja e dënimeve ndaj hajdutëve nuk ndikon te ata që janë kleptomanë, por mund të ketë efekt te ata që vjedhin për arsye materiale.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer