Dy vajza vdiqën pas lëndimeve që morën në një aksident trafiku sot rreth orës 10:00 në aksin rrugor Domoroc- Hodonoc të komunës së Ranillugut dhe një tjetër mori lëndime.
Fillimisht, policia njoftoi për vetaksident, por pas këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, policia tha se kishte qenë një aksident mes veturës dhe një kamioni.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se shoferi i kamionit është ndaluar, ndërsa një pasagjere që ishte po ashtu në veturë është dërguar në QKUK.
Ndërkaq, mësohet se viktimat e aksidentit janë dy studente, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi.
Universiteti i Gjilanit ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.