Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova ka bërë të ditur ndryshimet në stadiumin e ‘’Ramiz Sadikut’’ pas investimeve të bërë nga Komuna e Prishtinës.
Ai i ka bërë publike disa foto nga ndryshimet që kanë ndodhur në këtë stadium.
Sipas Rugovës Komuna ka investuar edhe në pjesët tjera të këtij stadiumi, përfshirë këtu edhe ambientet e zhveshjes, tualetet dhe zyrën pë trajnerë, duke e transformuar totalisht këtë stadium.