Njësia turke ka mbërritur në Kosovë për një rotacion të përkohshëm në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO. Ajo ka marrë përgjegjësitë nga Batalioni Shumëkombësh ORF, sipas planit të rotacionit që mbikëqyret nga Komanda e Përbashkët e Forcave të NATO-s në Napoli.
KFOR njoftoi se batalioni turk ORF do të zhvillojë aktivitete të përbashkëta me njësi të tjera dhe është i gatshëm të reagojë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë.
Këto përforcime rrisin fleksibilitetin operativ dhe gatishmërinë e KFOR-it.
KFOR-i, i pranishëm në Kosovë që nga 12 qershori 1999 sipas mandatit të OKB-së, sot numëron mbi 4.500 pjesëtarë nga 33 vende anëtare dhe joanëtare të NATO-s.
Turqia do të marrë komandën e KFOR-it për një mandat njëvjeçar duke filluar nga 3 tetori.