Burime të portalit rajoni.org nga vendi i ngjarjes kanë thënë se 4 asamblist serb dhe disa protestues janë duke u munduar të hyjnë me dhune në objektin e komunës.
I njejti burim i tha rajonit se ata nuk po lejohen të hyjnë brenda objektit të komunës nga ushtarët e KFOR-it.
Sipas tij deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, por situata mbetet nën tension.
Tre shpërthime raportohet të kenë ndodhur gjatë natës në pjesën veriore të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga drejtori rajonal i Policisë për veriun, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se shpërthimet kanë ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.