Kina do të ofrojë hyrje pa viza në territorin e saj për shtetasit e katër shteteve nga 14 marsi i këtij viti.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, njoftoi se bëhet fjalë për Zvicrën, Irlandën, Hungarinë, Austrinë, Belgjikën dhe Luksemburgun, raporton agjencia “Reuters”.
Duke e pasur parasysh faktin se shumë bashkatdhetarë tanë jetojnë në Zvicër, Austri dhe Belgjikë, nga ky vendim do të përfitojnë edhe ata, nëse janë të interesuar që ta vizitojnë shtetin e largët aziatik.
Megjithatë, shtetasit e Kosovës nuk janë në listën e njoftimit të Kinës për udhëtim pa viza, edhe pse ata tashmë mund të udhëtojnë në të gjitha shtetet e Zonës Shengen.