Thursday, January 29, 2026

Kina nuk e njeh Kosovën, por merr afër 1 miliardë euro nga kosovarët

Sipas të dhënave të Institutit GAP, gjatë vitit 2025, Kosova ka importuar mallra në vlerë prej rreth 7 miliardë euro.

Në mesin e vendeve nga të cilat Kosova importon më së shumti janë edhe Italia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ndërsa në listë përfshihen edhe Greqia, Polonia, Serbia dhe India.

Gjermania mbetet partneri kryesor i importit me mbi 1 miliard euro, e ndjekur nga Turqia me 929 milionë euro dhe Kina me 920 milionë euro.

E për këtë të fundit, kryetari i Aleancës së Biznesve në Kosovë, Agim Shahini ka thënë se Kina është një fuqitë botërore.

Nga Kina, Kosova importon rreth 1 miliardë euro

Ndërkohë, ekonomisti Jakup Bellaqa tha se kjo shifër prej 7 miliardë euro tregon se Kosova, është më shumë e orientuar në vendet e Bashkimit Evropian të cilat kanë ekonomi të zhvilluar.

Këto të dhënat tregojnë varësinë e vazhdueshme të ekonomisë së Kosovës nga importet dhe rëndësinë e partnerëve tregtarë ndërkombëtarë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer