E premte, 15 Nëntor, 2024

Kjo është avokatja që u arrestua në Prishtinë

Një avokate nga Prishtina është arrestuar të hënën nën dyshimin për keqpërdorim të besimit.

Gazeta Insajderi mëson se avokatja e arrestuar është Emine Bajrami Statovci.

Ajo dyshohet se nuk ia transferoi 16 mijë euro klientit të saj, të cilat i takonin atij si kompensim nga një kompani e sigurimeve.

Paratë që ishin dedikuar për klientin, lidhur me aksidentin që i kishte ndodhur në vitin 2012, ajo dyshohet i kishte pranuar më 2020 dhe nuk ia kishte transferuar klientit të saj.

“Me datë 01.10.2020 kompania e sigurimeve kishte bërë transferin e parave rreth gjashtëmbëdhjetë (16) mijë eurove në llogari të një përfaqësuesi ligjor, mirëpo ekziston dyshimi se përfaqësuesi ligjor i palës së dëmtuar, për arsye ende të panjohura nuk i ka përmbushur detyrimet ligjore, ose i kishte keqpërdorur autorizimet me qëllim që vetes, apo personit tjetër t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, apo t’i shkaktojë dëm personit që ka përfaqësuar”, thuhet në një njoftim të policisë.

E dyshuara është arrestuar të martën dhe ndodhet në ndalim për 48 orë.

“Me datën 04.09.2023, përfaqësuesi ligjor është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, është informuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe me Aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga gjykatësi i Procedurës Paraprake nga Gjykata Themelore në Ferizaj është ndaluar për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Keqpërdorim i besimit’’’, thuhet në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer