Një person ka mbetur i lënduar sot ne kafen “Soma” rreth orës 21:04 në rrugën “28 Nëntor” në Skenderaj.
Sipas të njëjtave burime dyshohet së si pasoje e incidentit ka pasur te shtena me arme, ku dyshohet së një person është plagosur me 4 plumba në këmbë
Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Shpend Fazliu deklaroi se gjendja aktuale e personit të plagosur është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Në ora 21:37, në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në Shërbimin Emergjent, është sjellë një rast i plagosjes nga Skenderaj, 44 vjeçar. Aktualisht, me parametra stabil, jashtë rrezikut për jetë, po vazhdojnë ekzaminimet Radiologjike dhe trajtimi mjekësor!”, deklaroi Fazliu.