E martë, 28 Janar, 2025

Ķjo është gjendja e tre policëve të lënduar nga aksidenti në Skenderaj

Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmë në fshatin Çubrel të Skenderajt.

E po ashtu nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë, katër prej të cilëve zyrtarë policorë.

Lidhur me gjendjen e tre të lënduarve, detaje ka dhënë drejtori i Qendren Emergjente Naser Syla.

Syla tha se gjendja e tyre është stabile.

“Tre policë i kanë sjellur tek ne. Janë trajtuar në Qendren Emergjente dhe janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tyre ka qenë stabile”, tha Syla për Klankosova.

Në aksidentin që ndodhi mbrëmë të përfshira ishin dy vetura, një civile dhe një e policisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer