E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Tashmë me mbarimin e festave të fundvitit edhe mërgimtarët kanë filluar që të kthehen në vendet ku po jetojnë, por përveç tyre janë edhe qytetarët e Kosovës që tashmë po shijojnë udhëtimin pa viza.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qytetarët më së shumti po presin në pikën kufitare Jarinje për të dalë nga Kosova, kolona aty është 100 metra, dhe pritja është deri në dy orë.

Pritje mbi një orë po ndodh në pikën kufitare Merdarë, ku në dalje kolona është 200 metra dhe njerëzit po presin deri në 70 minuta.

Po në dalje te Dheu i Bardhë, kolona është deri në 150 metra dhe njerëzit po presin deri në 40 minuta.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer