Një grua 39-vjeçare nga Kosova, Zoja Oroshi nga Gjakova, u gjet e vrarë në kopshtin e shtëpisë së saj në Baden, Austri, me plagë nga thika dhe arma e zjarrit.
I dyshuari kryesor është ish-burri i saj 47-vjeçar, i cili ndodhet në paraburgim.
Çifti kishte katër fëmijë dhe raportohet se kishin pasur konflikte familjare. Motivi i krimit ende nuk është konfirmuar.