Lajmin për vdekjen e Bedrana Hysenit e ka bërë të ditur edhe Oda e Infermierëve, pasi e ndjera ishte infermiere e njësisë shëndetësore të burgut në Gjilan.
OIK-ja u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të të ndjerës.
E njëjta dyshohet se bëri vetëvrasje tek penda e fshatit Livoç.
Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se 40-vjeçarja është gjetur tek penda e fshatit.
Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dalë Emergjenca e spitalit të Gjilanit, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar.
“Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë tek penda e Livoqit. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka konfirmuar Hashani.