Policia e Kosovës e ka arrestuar Leonora Gashin, gruan të cilën e shpalli në kërkim të premten që lamë pas me dyshimet për shantazh.
Leonora arriti që brenda pak ditësh ta bënte për vete një të moshuar (71- vjeçar) të cilit i kurdisi një skenar të rrezikshëm.
Ajo e bindi 71-vjeçarin që të kishin raporte intime me të dhe e shfrytëzoi momentin për t’i bërë foto në shtrat me të.
Duke e shantazhuar më pas se fotot do t’ia dërgonte familjes së tij, Leonora arriti të marrë nga i moshuari plot 50 mijë euro.
Në një aksion të organizuar të policisë, dje është kapur në një banesë e dyshuara Leonora Gashi. Me vendim të prokurorit, 41-vjeçarja është dërguar në mbajtje./Indeksonline