Kompania “Elektrosever” ka filluar sot me shpërndarjen e pro-faturave për energjinë e konsumuar në katër komuna në veri të Kosovës, njoftoi kompania.
Qytetarët në komunat e Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut do t’i marrin faturat në adresat e tyre të shtëpisë me pagesë minimale të llogaritur fikse prej 21.60 euro.
Në rrjetet sociale është publikuar një pro-faturë, e cila do të llogaritet me euro.
Bashkë me këtë faturë, përdoruesit do të pajisen me një kopje të kontratës për inspektim, si dhe një njoftim për furnizuesin “Elektrosever”.
“Me pagesën e një shume prej 21.60 euro, Marrëveshja e Furnizimit me kompaninë “Elektrosever” do të konsiderohet e lidhur. Zyrtarët e Elektroseverit do t’ua sjellin qytetarëve për nënshkrim Marrëveshjet për Furnizimin me Energji Elektrike”, thuhet në kumtesën e kompanisë.