Wednesday, August 27, 2025

Kjo është serbja që spiunonte për Listën Srpska, mediat zagrebase raportuan se u arrestua me të dashurin e saj pilotin kroat

Mediumi kroat “index.hr” ka shkruar sot se autoritetet kroate kanë arrestuar një pilot kroat J.I të forcave ajrore kroate dhe të dashurën e tij A.M e nacionalitetit serb nga qyteti i Mitrovicës, nën dyshimet për spiunazh.

Gazeta Express mëson ekskluzivisht se e arrestuara A.M. është 46 vjeçarja Ana (Dragomir) Murganiq, me banim në Mitrovicën e Veriut, në rrugën “Ivo Lola Ribar”.

Sipas burimeve, Murganiq ka shoqëruar disa herë në udhëtime Miodrag Miliçeviqin, drejtorin e OJQ’së “Aktiv” dhe ish anëtarin e ekipit menaxhues për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Igor Kallamar. Kjo edhe e dëshmon lidhjen e saj me zyrtarë të lartë të Listës Srpska.

Po ashtu, merret vesh se Murganiq ka punuar edhe në EULEX dhe UNMIK. Ajo dyshohet për lidhje të afërta me shumë gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it, te cilët sipas burimeve dyshohet se mund t’i ketë shantazhuar.

Një burim i ka thënë Gazetës Express se shërbimet serbe kanë rekrutuar dhe nxitur punësimin e serbëve brenda organizatave ndërkombëtare në Kosovë, duke i shfrytëzuar për sigurim të informacioneve dhe në të njëjtën kohë për interferim në drejtesi e sidomos ndaj njerezve të UÇK-së.

Murganiq sipas burimeve ka informuar në vazhdimesi zyrtarët e Listës Srpska për zhvillimet në këto organizata.

Në operacionin për arrestimin e saj dhe pilotit kroat, sipas mediumit kroat është përfshirë edhe Europol.

Siç raporton ky medium, hetuesit dyshojnë se piloti ushtarak i jepte sekrete partneres së tij, dhe ajo ia dërgonte ato Listës Serbe.

Index shkruan se e mori këtë informacion nga burime të besueshme por se kur kanë provuar ta konfirmojnë, kanë hasur në heshtje të institucioneve kroate.

“Drejtoria e Policisë na tha të kontaktonim Ministrinë e Mbrojtjes, meqenëse policia ushtarake është e përfshirë në këtë rast, por Ministria e Mbrojtjes ende nuk ka dhënë asnjë informacion.Jozyrtarisht kemi mësuar se të dy të dyshuarit janë marrë në pyetje sot dhe se pritet një vendim nëse ata do të përfundojnë në paraburgim”, shkruan Index.hr.

“Sipas informacionit që arritëm të mbledhim, hetuesit dyshojnë se piloti ushtarak kroat, i cili ishte i angazhuar në KFOR (forca ndërkombëtare paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë), i dha partneres së tij informacione konfidenciale që ajo ua kaloi anëtarëve të Listës Serbe, partisë së pakicës serbe në Kosovë.”, shton raportimi i mediumit kroat.

Siç raporton ky medium, dyshohet se J.A.i ka dhënë të dashurës së tij informacione rreth lëvizjeve të serbëve në Veri të Kosovës nga fundi i vitit 2022 deri në këtë vit, si dhe lëvizjeve të trupave të KFOR-it.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer