E diel, 8 Shtator, 2024

Kjo është shtatzëna që vdiq në QKUK, ishte aksidentuar këtë mëngjes në Malishevë

Një grua shtatzënë ka vdekur në QKUK si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Astrazup të Malishevës.

Rajoni mëson se e aksidentuara është Mergime Elshani e moshës 32 vjeçarë.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe QKUK.

“Pacientja është sjellë tek ne rreth orës 8:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë. E njëjta ka qenë edhe shtatzënë”, ka thënë Naser Syla, drejtori i Emergjencës në QKUK.

Ndryshe, me vendim të prokurorit të shtetit njëri nga shoferët është dërguar në mbajtje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer