Friday, June 13, 2025

Kjo është zyrtarja e Ministrisë që u ndalua nga Policia – nëna e reperit Ghetto Geasy

Policia e Kosovës sot në mëngjes ka realizuar një operacion në Ministrinë e Infrastrukturës, ku ka hetuar disa persona nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, shkruan Insajderi.

Siç raportoi sinjali me burime se zyrtaret e arrestuara janë: Florije Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Visha.D

Ndërkohë njëra ndër të ndaluarat nga policia, Florije Selimi zyrtare në këtë Ministri është njëherish edhe nëna e reperit kosovar Getoar Selimi, i njohur si Ghetto Geasy.


Florije Selimi është mjaft aktive në rrjetin e saj social Facebook.

Madje ajo ka publikuar foto edhe gjatë kohës kur kishte dalur në terren për inspektim të patentë shoferëve.

Arrestimi i tyre është bërë pas veprimeve të koordinuara nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, ndërsa dyshimet që rëndojnë mbi to lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprime që mund të kenë dëmtuar interesin publik në kuadër të projekteve të infrastrukturës.

Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer