Asambleisti i Kuvendit Komunal të Skenderajt, Malsor Bejta ka reguar në një postim në mbrojtje të fjalës së lirë kur ndër tjera, rikujton rastin se si u “mbrojtë” fjala e lirë në asamblenë komunale. Ku ai pasi shfaqi paknaqësit me pushtetin aktual jo që nuk u lejua fjala e lirë por madje edhe nga pamjet dhe filmimet të cilat kishte siguruar Bejta, shihen qartë sulmet me fjalë fyese ndaj tij dhe madje edhe dhuna ndaj të cilit u përdorë vetëm pse shprehi atë që mendoi se është e nevojshme të ndëgjohet, shkruan rajoni.org.
E krejt kjo ndodhi në prezencën e atyre që do të duhej të vepronin në mbrojtje të fjalës së lirë, “ e jo ta mbronin më shumë se që duhej”.
Ky është postimi i tij i plotë
Me pak fjale, ne te gjithe vendin kemi plot te atille, qe mendojne se gjanat ndreqen me stupc e grushta!
Por eshte tejet shpresedhenese, kur i sheh reagimet e fuqishme, te pothuajse shumices se subjekteve relevante vendore e atyre nderkombetare te akredituara ne Kosove, te cilet e denojne dhunen, per t’i dhene hapsire e shprese, fjales se lire.
Pra, te gjitha keto reagime behen me te vetmin qellim: mbrojtjen e FJALES SE LIRE, e cila eshte bazament i demokracise.
E tash, a po ju kujtohet se si paten vepru kryetari i komunes, kryesuesja e kuvendit, e disa instrumete te tyre, ne “mbrojtje” te fjales se lire!!!
Vrasesit e fjales se lire, edhe mund te bejne ndonje pune tek tuk, por ama, kur t’njejtit flasin per demokraci, transparence e llogaridhanje “do’t’th” na e fyejn inteligjencen…
Thone se, cudia ma e madhe zgjat tri dite, e keta do mbahen n’mend si cudia qe zgjati kater vite.