Në orët e para të mëgjesit, Kosova u gjend përball një sulmi terrorist ku si pasojë ka lënë një pjesëtar të Policisë së Kosovës të vrarë dhe tre të lënduar.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, autoritetet dyshojnë se qëllimi i këtij akti ishte të detyronte policinë e Kosovës të sulmonte objekte fetare, duke krijuar imazhin e vendit si një agresor ndaj objekteve fetare.
”Qëllimi ka qenë me detyru Kosovën me sulmu në Manastir edhe me portretizu Kosovën si vend që sulmon edhe në objekte fetare”, ka thënë burimi për mediumin.