E premte, 15 Nëntor, 2024

Klinaku pi kafe me Humollin e VV-së: Me shokë

Faton Klinaku i OVL e UÇ-së, ka publikuar një fotografi ku shihet duke pirë kafe me deputetin e Vetëvendosjes, z.Fatmir Humollli.

Klinaku publikon këtë fotografi, pas një statusi që u diskutua mjaft në opinionin publik lidhur me kryeministrin Albin Kurti.

Ndërkohë Klinaku është mjaft aktiv edhe në çështje të tjera si dialogu me Serbinë.

‘Kur jemi te zgjidhja përfundimtare e problemit Kosovë-Serbi, ajo nuk mund të bëhet përmes pakos së Ahtisaarit, por përtej saj e në Kosovën Lindore. E, politikani që punon për popullin dhe jo për veten e tij, vepron në përputhje me rrethanat e krijuara.

Ai që e kishte parë se kanë ndryshuar rrethanat e që nuk është këtu, u mundua që ta zgjidh problemin por e keni “gozhduar” të gjithë sepse punonit vetëm për vete apo vetëm për vota.

Sa i përket atyre që i bëhen telallë liderit, mund t’ju them se:

“Njerëzit bëjnë propagandë sepse ua kërkon pozicioni i tyre”, shkruan ai./Periskopi

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer