Dje është arrestuar një person në qytetin e Klinës rreth orës 19:25, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy persona, njërin prej tyre me mjet të mprehtë-thikë, shkruan portali rajoni.org.
Policia njofton së viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.
Thika është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Rajoni.org/