E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Klopp bëhet shef global i futbollit në Red Bull

Jurgen Klopp është emëruar shef global i futbollit në Red Bull.

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit dhe i Liverpoolit do ta marrë pozitën e re që nga 1 janarit i vitit 2025.

“Pas më shumë se 25 vjetësh në fushë, nuk mund të isha më i emocionuar kur u përfshiva në një projekt si ky”, deklaroi 57 vjeçari, shkruan “BBC”, përcjell “Gazeta Express”.

“Pozita ka ndryshuar, por pasioni im për futbollin dhe për njerëzit që e bëjnë këtë lojë, nuk ka ndërruar aspak”, shtoi ai.

Brendi i pijeve energjike Red Bull i ka në pronësi klubin gjerman RB Leipzig, atë austriak Red Bull Salzburg, klubin amerikan New York Red Bulls, por edhe atë brazilian Red Bull Bragantino.

Gjithashtu, ka aksione të vogla në klubin anglez, Leeds.

Red Bull njoftoi se Klopp nuk do të jetë i përfshirë në operacionet e përditshme, por do t’i vëzhgojë ekipet në filozofinë e lojës, strategjinë e transfereve dhe në zhvillimin e ushtrimeve.

“Jurgen Klopp është njëri prej më të mëdhenjve dhe prej figurave me influencën më të madhe në botën e futbollit, me aftësi të jashtëzakonshme dhe me kazirmën e tij”, thotë Oliver MIntzlaff, shef ekzekutiv i kompanisë në korporatën e projekteve dhe të investimeve.

“Në rolin e tij si shef i futbollit, ai do të jetë ndryshues i lojës për zhvillimin tonë në futbollin ndërkombëtar dhe në përmirësimin e tij të vazhdueshëm”, vazhdoi ai.

Klopp i fitoi tetë trofe në nëntë vjet sa qëndroi në Liverpool, përfshirë këtu Premierligën dhe Ligën e Kampionëve, para se të largohej nga “Anfield Road” në fund të sezonit të kaluar.

Ai e kishte nisur karrierën si trajner në Mainz në vitin 2001 para se t’i bashkohej Borussia Dortmundit në vitin 2008, ku i fitoi dy tituj të kampionit në Bundesligë dhe e arriti finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2013.

Ai dha dorëheqje në maj të vitit 2015 për të pushuar paksa, ndërsa më pas e pasoi Brendan Rodgersin në “Anfield” në tetor të atij viti.

Red Bulli ka investuar ndër të tjera në hokej në akull, në sportet ekstreme, në motorsport dhe në dy ekipe të Formula 1, me Red Bull Racing që aktualisht i mban titujt e ngasësve dhe të konstruktorëve në këtë sport.

Konferenca për shtyp e zyrtarizimit të Kloppit do të mbahet kah mesi i janarit të vitit që po vjen.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer