Wednesday, April 2, 2025

Klubi i Drenicës në krizë pas dorëheqjes së Ilir Veliqit!?

Sipas burimeve të rajonit klubi i futbollit Drenica po përjeton një periudhë të vështirë pas dorëheqjes së presidentit Ilir Veliqi disa ditë më parë. Që nga largimi i tij, Drenicasit nuk kanë gjetur stabilitet, duke pësuar humbje dhe ndryshime në pozita drejtuse, shkruan rajoni.

Në ndeshjen e fundit, Drenica u mposht në shtëpi me rezultat 2-0 nga Trepça ’89. Përveç humbjes, skuadra po tregon edhe lojëra të dobëta, gjë që ka shtuar shqetësimet në kampin e kuqezinjve.

Situata momentale ka çuar në shkarkimin e trajnerit Arsim Thaçi, vendim ky që u bë zyrtar sot nga klubi përmes një komunikatë për media.

Për momentin, Drenica mbetet në kërkim të një trajneri të ri dhe një strategjie për të ndryshuar kursin e sezonit.

Kujtojmë që nen udheheqjen e bizismenit Ilir Veliqi, Klubi i Drenicës kishte dalur nga kriza e financiare dhe e rezultateve,  dhe kryesonte tabelen në ligen e dytë./Rajoni.org/

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer