Zjarrfikësit e Komunës së Vushtrrisë po punojnë me përkushtim në fshatrat Tërllobuq dhe Pasomë për të shuar flakët dhe për të mbrojtur natyrën, shkruan rajoni.org.
Kryetari i komunës, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se ndodhet në terren për të parë nga afër situatën dhe për të siguruar mbështetjen e nevojshme për zjarrfikësit dhe vullnetarët e angazhuar.
Ai ka falënderuar zjarrfikësit për punën dhe sakrificën e tyre, duke apeluar njëkohësisht te qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë.