Hajrulla Çeku do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, ka mësuar KOHA nga burimet.
Prezantimi i kandidaturës së Çekut do të bëhet nesër (e mërkurë) nga ora 17:00.
LVV-ja, që fitoi zgjedhjet parlamentare me 42%, synon ta kthejë drejtimin e Komunës së Prishtinë pas katër vjetëve nën qeverisjen e Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rama në zgjedhjet komunale të vitit 2021 e mundi Arben Vitinë e LVV-së në balotazh.
Partitë e tjera, veç Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD), nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat. AAK-ja do të kandidojë me Bekën Berishën, ndërsa PSD-ja me Besa Shahinin.