Wednesday, April 2, 2025

Komandanti i FSK-së, Gjeneral Bashkim Jashari, vizitoi Trupat e FSK-së gjatë qitjes me mortaja

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Z. Ejup Maqedonci, vizituan trupat e FSK-së të cilat po kryejnë qitjen me mortaja në Republikën e Shqipërisë.

Në kuadër të planit vjetor të stërvitjeve, Togu i Mortajave i Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së po realizon qitjen me mortaja 120 mm në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve të këmbësorisë për vitin 2025. Gjithashtu një pjesë e rëndësishme e këtyre përgatitjeve dhe aktiviteteve të planifikuara për këtë vit është edhe pjesëmarrja me këto kapacitete në ushtrimin “Defender Europe 2025”, i cili organizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë.

Komandanti i FSK-së, Gjeneral Jashari, përgëzoi ushtarakët për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin në arritjen e synimeve që FSK të avancojë kapacitetet e saj luftarake me synim mbrojtjen e atdheut.

Kjo stërvitje e planifikuar në planin vjetor në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dëshmon rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë mes dy forcave.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer