Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Petrit Malaj, si dhe Atasheun e Mbrojtjes Kolonel Beqir Tafili, i cili sapo është emëruar në këtë pozitë.
“KOMFSK informoi Ambasadorin Malaj dhe Kolonel Tafilin mbi arritjet, planet dhe zhvillimin e FSK-së drejtë një force profesionale dhe të ndërveprueshme me NATO-n. Në theks të veçantë u fol për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,” thuhet në njoftim.
KOMFSK uroi emërimin e Atasheut të Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, si dhe në të njëjtën kohë shprehu vullnetin për vazhdim dhe rritje të bashkëpunimit të ngushtë mes të dyja vendeve.