E premte, 15 Nëntor, 2024

Komandanti i FSK-së, Gjeneral Bashkim Jashari takon kolonelin turk Saglam, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dypalësh

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti Komandantin e Kontingjentit Turk në Kosovë, Kolonel Zafer Saglam.

Fillimisht, Jashari falënderoi Kolonelin Saglam për mbështetjen e vazhdueshme që kontingjenti turk jep për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

KOMFSK foli për zhvillimin e Forcës si dhe për mundësitë bilaterale lidhur me trajnimet, dhe aktivitetet tjera të përbashkëta të cilat do të mund të realizohen në bashkëpunim dypalësh.

Në takim gjithashtu u fol mbi bashkëpunimin e mirë me njësitë e FSK-së dhe vazhdimin e mëtutjeshëm në fusha të zhvillimit të përbashkët.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer