Tuesday, September 16, 2025

Komandanti i FSK-së pret ekipin e ISG-së nga SHBA për ushtrimin fushor

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot ekipin e ISG-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për vizitën e rregullt lidhur me ushtrimin në tavolinë (Top Table Exercise – TTX) në fushën e logjistikës.

Gjatë takimit, gjenerallejtënant Jashari uroi mirëseardhje ekipit amerikan dhe i informoi ata për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të FSK-së, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të ISG-së në të gjitha fushat e zhvillimit të forcës.

Në takim u diskutua mbështetja e ISG-së për realizimin e TTXLOG, si dhe rëndësia e këtij ushtrimi për ngritjen e kapaciteteve logjistike të FSK-së. “Logjistika mbetet një nga fushat kyçe për zhvillimin e FSK-së dhe do të trajtohet si prioritet”, tha komandanti Jashari, duke shtuar se rezultatet e ushtrimit do të analizohen dhe zbatohen në të gjitha nivelet.

Ekipi i ISG-së ka rol këshillues në zbatimin e procedurave logjistike sipas standardeve më të larta profesionale dhe ka kontribuar ndër vite në ndërtimin dhe tranzicionin e FSK-së, konform standardeve të ushtrive të NATO-s.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer