E premte, 27 Shtator, 2024

Kombëtarja e Kosovës e merr rrugën drejt Bukureshtit, gati për sfidën me Rumaninë

Kontingjenti i Kombëtares së Kosovës e ka marrë rrugën drejt Bukureshtit, një ditë para ndeshjes me Rumaninë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar një video ku shihet ekipi kosovar duke e marrë rrugën drejt kryeqytetit rumun, shkruan “Gazeta Express”.

Shtëpia e futbollit kosovar shkruan se “Dardanët” udhëtuan me plot motiv, dëshirë dhe shpresë për rezultat pozitiv ndaj Rumanisë, të cilën e ka kundërshtare direkte për pozitën e dytë në grup.

Kosova do ta zhvillojë nesër mbrëma ndeshjen që konsiderohet si vendimtare për fatin e saj për një kualifikim eventual historik në Evropian.

Të shtunën, Vedat Muriqi me shokë barazuan me Zvicrën me rezultat 2:2 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer