E hënë, 28 Tetor, 2024

Kompania e afërt me Mergim Lushtakun për 1 vit i fitoj mbi 3 milion euro tendera në Skenderaj

Kompania “lidere” për fitmin e tenderëve në Komunën e Skenderajt është kompania “World Medium”, shkruan portali rajoni.org.

Kjo kompani herë vetëm e herë ‘sebashku’ me OE ka përfituar pothuajse të gjithë tenderët që “vetë ka dashur”, e si duket afërsia e tyre me Mergimin dhe pushtetin në Skenderaj është “avantazh” ndaj kompanive tjera.

Portalit rajoni.org i kanë ardhur dëshmi dhe pamje të rralla të pronarit të kësaj kompanie më deputetin Mergim Lushtaku, të shkrepura në ahengje private.

Përveç Mergim Lushtakut e Sami Lushtakut, kjo kompani besohet të ketë lidhje edhe me zyrtar tjerë të komunës së Skenderajt, bëhet fjale për zyrtar të cilët dëtyren e tyre e ushtrojnë me aktakuza të ngritura për korrupsion.

Këto jane kontratat të cilat kjo kompani i ka fituar sebashku me OE, të dhëna deri tani nga Komuna e Skenderajt vetëm gjatë vitit 2023.

  1. Rregullimi Tribunave në stadiumin e qytetit – 596,427€
  2. Punimi i kanalizimit fekal në fshatin Tushilë -Punë të paparapara – 11.320€
  3. Asfaltimi, riparimi dhe kubëzimi në qytet dhe në BL Likoc, Turiqec, Runik, Çirez, Prekaz dhe Klinë e Epërme – 1.935.000€
  4. Rregullimi i shtratit të lumit Klinë e Ulët – Kuqicë – 838,751€

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer