Jo veç në Skenderaj lidere, Kompania “World Medium” po e mban ‘lidershipin’ e fitimit të tenderëve edhe në Komunën e Malishevës, shkruan portali rajoni.org.
Kjo kompani herë vetëm e herë ‘sebashku’ me OE ka përfituar pothuajse të gjithë tenderët që “vetë ka dashur” në Malishevë, e si duket afërsia e tyre me pushtetarët e kësaj komunë është “avantazh” ndaj kompanive tjera.
Përveç kryetarit të Malishevë, kjo kompani thuhet të këtë lidhje edhe me figurta politike të rëndësishme të qytetit të Malishevës, që tani vazhdojnë të jenë në pozita të rëndësishme të partisë Nisma Socialdemokrate.
Këto jane kontratat të cilat kjo kompani i ka fituar sebashku me OE, të dhëna deri tani nga Komuna;
- NDERTIMI I RRUGËS GURBARDH – TURJAKË KOMUNA MALISHEVË ( ANEKS ) – 46,312.80€
- ASFALLTIM I RRUGES NISHOR-GËRDALL-KËRVASARI – 270,894.00€
- RREGULLIMI I PARKUT NË FSHATIN MIRUSHË KOMUNA MALISHEVË – FAZA E PARË – 298,125.80€
- NDËRTIMI I RRUGËVE , KANALIZIMIT FEKAL, ATMOSFERIK DHE NDRIQIMIT NË QYTETIN E MALISHEVËS – 1,099,942.00€
- NDËRTIMI I RRUGËS SË HABIB BERISHA , MULLA SEJDIU DHE RREGULLIMI I PARTERIT TË PALESTRA E SPORTIT HABIB ZOGAJ NËMALISHEVË – 1,369,527.90€
- NDËRTIMI I SHESHIT DHE RRUGËS IBRAHIM MAZREKU NË QYTETIN E MALISHEVËS ( ANEKS) – 265,694.20€
ASFALTIMI I RRUGËVE NËPËR FSHATRAT E KOMUNËS SË MALISHEVËS – 596,486.00€ - NDERTIMI I RRUGËS GURBARDH – TURJAKË KOMUNA MALISHEVË – 466,393.00€
- NDËRTIMI I SHESHIT DHE RRUGËS IBRAHIM MAZREKU NË QYTETIN E MALISHEVËS – 2,659,844.40€