Saturday, June 14, 2025

Kompania e djalit të Vesel Krasniqit fiton tenderin milionësh në Ministrinë e Mbrojtjes

Grupi i Operatoreve ekonomik “SDA Holding, DIA Consulting, Isuf A. Krasniqi B.I, Selmans Network shpk”, është shpallur nga Ministria e Mbrojtjes fitues i tenderit me vlerë 1,287,999.37€ për ndërtimin e objektit për PU në Prishtinë, zbulon portali rajoni.org.

Lexo Edhe: OSHP e anulon vendimin e Komunës së Malishevës për dhenien e tenderit për dy bizneset e afërta me pushtetin!

Me 13 qërshor, Zyra e Prokurimit të kësaj ministrie, që udhehiqet nga Maqedonci i Vetëvendosjes, nxorri njoftimin mbi vendimin e autoritetit kontraktues.

Por kush është pronari i kompanisë

SDA Holding është pjese e konzorciumit fituese të tenderit milionësh në Ministrin e Mbrojtjës.

Sipas ARBK’së, SDA Holding, për pronar ka Dardan Krasniqin. Kjo kompani është themeluar në mars të vitit 2024.

Pronari i kësaj kompanie është Dardan Krasniqi, për të cilin rajoni mëson së është djali i Vesel Krasniqit, ish ministër i tregtisë, tani nën kryetar i Komunës së Malishevës.

Aktakuza e Vesel Krasniqit për korrupsion

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 gusht 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-ministrave të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala, të cilët i ngarkon me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, Vesel Krasniqi në cilësinë e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë akuzohet se me dashje dhe dijeni, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe pa autorizim ka iniciuar dhe zbatuar procedurat ligjore për përgatitjen e Udhëzimit Administrativ për Kontrollin dhe Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, të cilin e ka miratuar më 11 nëntor 2020.

Ky UA sipas aktakuzës përmban disa nene të cilat janë në dëm të interesit publik dhe në dobi të interesit privat, përkatësisht me nenet 51 dhe 54 të këtij udhëzimi, Doganës së Kosovës i është hequr kompetenca për vlerësimin e cilësisë së naftës me rastin e importimit dhe futjes në territorin doganor të Kosovës, të cilën deri në miratimin e këtij akti nënligjor të kundërligjshëm e kryente Dogana pa kosto shtesë.

Aktakuza thotë se kjo çështje me këtë vendim ka kaluar te operatorët ekonomikë privatë dhe si rrjedhojë e kësaj në një proces jotransparent dhe të parregullt të zbatuar nga MTI, me vendimin e 30 dhjetorit 2020 kishte emëruar kompaninë zvicerane OE “Sicpa SA” si trupë që do të kryente shënjimin dhe monitorimin e derivative të lëngëta të naftës.

Ndërsa, thuhet se më 14 janar 2021, kishte nëshkruar kontratën me këtë OE, nga e cila ishte dëmtuar interesi publik në shumën 11 milionë e 235 mijë e 706 euro e 31 centë, duke krijuar kosto shtesë të produkteve të derivateve të naftës me qëllim përfitimi për kompaninë private dhe duke rritur çmimin final të karburanteve për konsumatorët në tregun e Republikës së Kosovës, si dhe duke e ekspozuar shtetin ndaj rreziqeve nga inicimi i procedurave ligjore me bazë kontraktore.

Me këto veprime, Krasniqi akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer