Pas Ministrisë së Infrastrukturës, Kompania Mirusha Company SH.P.K. është shpërblyer me kontratë 949,894 mijë euro për ndërtimin e urave në disa fshatra të Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Kompania me seli në Klinë, është pronë e familjarëve të Sylejman Selimit, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më saktësisht, tre vëllezërit e tij, Mentor, Fidan dhe Selman Selimi janë pronarë të kompanisë.
Kontrata me të cilën Mirusha Company SH.P.K. është shpërblyer me 15 prill nga Komuna e Skenderajt, ka të bëjë me ndërtimin e urave fshatrat Aqarevë, Llaushë, Kuqicë, Terrnavc, Tushilë dhe Kllodernicë.
Lexo edhe: