E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kompania e familjes së Sylejman Selimit shpërblehet me tjetër tender nga Komuna e Klinës!

Kompania “lidere” për fitmin e tenderëve në Komunën e Klinës si duket është “Mirushca Company”, shkruan portali rajoni.org.

Kjo kompani herë vetëm e herë ‘sebashku’ me OE ka përfituar pothuajse të gjithë tenderët që “vetë ka dashur” në Komunën e Klinës.

Kompania me seli në Klinë, është pronë e familjarëve të Sylejman Selimit, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më saktësisht, tre vëllezërit e tij, Mentor, Fidan dhe Selman Selimi janë pronarë të kompanisë.

Kontrata me të cilën Mirusha Company SH.P.K. është shpërblyer me 29 gusht të këtij viti nga Komuna e Klinës, ka të bëjë me “rregullimin e trotuarit dhe shtegut te biqikletave me infrastruktur Percjellëse nga qyteti deri të udhekryqi Pejë-Prishtine”.

Siç, bëhet e ditur në dokumentin qe posedon portali rajoni.org, vlera totale e tenderit të fituar nga “Mirusha Company” është 694,609€.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer