Friday, June 13, 2025

Kompania e familjes së Sylejman Selimit shpërblehet me tjetër tender nga Komuna e Klinës!

Kompania “lidere” për fitmin e tenderëve në Komunën e Klinës si duket është “Mirusha Company”, shkruan portali rajoni.org.

Lexo Edhe: Kompania e familjes së Sylejman Selimit shpërblehet me tender afër 2 milion euro

Kjo kompani herë vetëm e herë ‘sebashku’ me OE ka përfituar pothuajse të gjithë tenderët që “vetë ka dashur” në Komunën e Klinës.

Kjo kompani e cila me baze ëshfë në Klinë, është pronë e familjarëve të Sylejman Selimit, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më saktësisht, tre vëllezërit e tij, Mentor, Fidan dhe Selman Selimi janë pronarë të kompanisë.

Kontrata me të cilën Mirusha Company SH.P.K. është shpërblyer kësaj rradhe, saktësisht m datën 5 qërshor të këtij viti nga Komuna e Klinës, ka të bëjë me “Rindertimin e infrastruktures mbi toksore me asfallt në Jashanicë, Shtupel, Zllakuqan, Kline-Videj etj”.

Siç, bëhet e ditur në dokumentin qe posedon portali rajoni.org, vlera totale e tenderit të fituar nga “Mirusha Company” është 290,850€.

Njoftimi mbi vendimin e autoritetit kontraktues është dhënë me datën 5 qërshor 2025, njoftimi i cili është nënshkruar nga Labinot Morina.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer