Friday, February 13, 2026

Kompania e familjes së Valon Ademit fitoi 116 kontrata publike me mbi 122 milionë euro në Shqipëri

Kompania “ALKO-IMPEX General Construction”, e kontrolluar nga familja e biznesmenit Valon Ademi, rezulton të ketë përfituar 116 kontrata publike në Shqipëri, me një vlerë totale prej 12,221,689,228.35 lekë (rreth 122.2 milionë euro), sipas të dhënave të publikuara në “OpenCorporates.al”.

Nga këto, 58 kontrata si operator i vetëm – 2,528,342,002.15 lekë (rreth 25.2 milionë euro)

58 kontrata në bashkëpunim/konsorcium – 9,693,347,226.20 lekë (rreth 96.9 milionë euro)

Totali i përgjithshëm (vetëm + bashkëpunim): 116 kontrata, 12,221,689,228.35 lekë (122,216,892.28  euro)

Struktura e pronësisë

“ALKO-IMPEX General Construction SH.P.K.” është regjistruar më 11 shkurt 2004 dhe funksionon sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, me seli në Prishtinë. Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, ortakë janë: Imer Ademi- 51%, Fatime Ademi- 49%

Ndërsa sipas Ekstraktit të Regjistrit të Pronarit Përfitues në Shqipëri, pronar përfitues me 100% rezulton Imer Ademi.

Imer dhe Fatime Ademi janë prindërit e Valon Ademit, i cili është përmendur në media shqiptare në kontekst të debatit publik mbi projektin e aeroportit të Vlorës dhe raportet me biznesmenin Behxhet Pacolli.  Dihet se projekti i Aeroportit të Vlorës është dhënë me kontratë koncesionare nga qeveria shqiptare në vitin 2019. Koncesioni është fituar nga konsorciumi i përbërë nga kompania Mabco Construction, në pronësi të biznesmenit Behxhet Pacolli, në bashkëpunim me partnerë të tjerë. Vlera e kontratës është raportuar rreth 104 milionë euro investim i parashikuar për ndërtimin e aeroportit, ndërsa marrëveshja koncesionare parashikon operim për një periudhë disa-vjeçare (35 vjet, sipas dokumenteve publike të kohës). Në strukturën fillestare të këtij konsorciumi, Mabco Constructions, kompania kryesore e themeluar nga biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli, zotëronte pjesën më të madhe të kuotave, ndërsa 2A Group sh.p.k., kompani ku figuron emri i biznesmenit Valon Ademi, ishte ortak me një pjesë të vogël të aksioneve, rreth 2% sipas kontratës fillestare. Përplasjet mes aksionarëve rreth ndarjes së kuotave dhe kontrollit drejtues të shoqërisë koncesionare janë bërë objekt debati dhe çështje gjyqësore, me pretendime të ndryshme mbi pronësinë dhe drejtimin e projektit.

Familja Ademi ka shtetësi shqiptare dhe origjinë nga Prapashtica e Prishtinës. Ata janë fqinjët të parë me ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa. Ademi ka fituar disa kontrata gjatë qeverisjes së Mustafës me kompaninë “Alko Impex”. Një ndër më të mëdhatë ka qenë ajo për ndërtimin e rrugës “Bill Klinton”. Kontrata e fundit që ka fituar nga Komuna e Prishtinës është ajo e vitit 2024, në vlerë prej rreth 1 milion eurosh, me negociim, për zbrazjen e kontenjerëve në disa lagje të kryeqytetit.

“ALKO-IMPEX General Construction SH.P.K.”, fillimisht ishte futur si kontraktor në Bashkitë e Shqipërisë, si kompani për mirëmbajtjen e rrugëve. Objekti i veprimtarisë përfshin ndërtimin e rrugëve, autostradave, aeroporteve dhe punime të tjera infrastrukturore.

Administratorë të kompanisë rezultojnë të jenë Leonard Proko, Arbër Abazi. Bazur në raportimet e mediave shqiptare, kontratat e shumta të fituara lidhën veç me emrin e Arbër Abazit, dhe jo më të Imer Ademit, ani pse është aksionar. Madje, emri i Arbër Abazit është përmendur në media shqiptare shumë herë, në kontekst të lidhjeve familjare me një ish-deputet të Partisë Socialiste.

Abazi posedon ne emrin e vet me 100 për qind te aksioneve kompaninë “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”. Ai është i shënjestër edhe nga SPAK lidhur me procedurat e tenderëve të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Ku janë përqendruar kontratat?

1) Përmbledhje: sa ka fituar “nga qeveria” (kontrata publike)

Totali i përgjithshëm (vetë + konsorcium)

Kontrata gjithsej: 116

Shuma gjithsej: 12,221,689,228.35 lekë

Si operator i vetëm

Kontrata: 58

Shuma: 2,528,342,002.15 lekë

Në konsorcium / bashkëpunim

Kontrata: 58

Shuma: 9,693,347,226.20 lekë

2) Kontratat si operator i vetëm (të gjitha të dhënat)

  1. A) Qeverisja Vendore (i vetëm)

Kontrata: 52

Shuma: 2,385,547,508.95 lekë

Autoritete kontraktuese: 13

Ndarja sipas autoriteteve (kontrata / shumë):

Qeverisja Vendore Shkodër: 10- 128,561,764.48 lek

Qeverisja Vendore Vau i Dejës: 2- 49,427,460.00 lek

Qeverisja Vendore Pukë: 1- 23,049,590.00 lek

Qeverisja Vendore Lezhë: 1- 44,013,384.00 lek

Qeverisja Vendore Dibër: 8- 366,792,790.22 lek

Qeverisja Vendore Vorë: 1 -266,880,370.00 lek

Qeverisja Vendore Tiranë: 6 – 810,012,860.17 lek

Qeverisja Vendore Kavajë: 2 – 394,273,943.00 lek

Qeverisja Vendore Elbasan: 2-  100,090,072.00 lek

Qeverisja Vendore Librazhd: 4 – 60,052,994.00 lek

Qeverisja Vendore Peqin: 1 – 18,065,832.00 lek

Qeverisja Vendore Devoll: 13 -75,860,361.03 lek

Qeverisja Vendore Sarandë: 1 – 48,466,088.05 lek

  1. B) Sektori Shëndetësi (i vetëm)

Kontrata: 1

Shuma: 10,525,450.50 lekë

Institucioni: Drejtoria e Shërbimit Spitalor Librazhd – 1 kontratë — 10,525,450.50

  1. C) Autoriteti Rrugor Shqiptar (i vetëm)

Kontrata: 4

Shuma: 129,852,374.00 lekë

Autoritete kontraktuese: 2

Drejtoria e Rajonit Qendror Tiranë: 2 – 51,119,934.00

Drejtoria e Rajonit Verior Shkodër: 2 – 78,732,440.00

  1. D) Sektori Ndërmarrje Publike (i vetëm)

Kontrata: 1

Shuma: 2,416,668.70 lekë

Autoritete kontraktuese: 1

Totali “i vetëm” (A+B+C+D): 58 kontrata – 2,528,342,002.15 lekë

3) Kontratat në bashkëpunim / konsorcium (të gjitha të dhënat)

  1. Everest shpk & Klajger Konstruksion shpk & Alko Impex General Konstruksion
  • 1 kontratë  23,384,498.00 – autoritete: 1
  1. ADOAL sh.p.k & ALKO-IMPEX General Construcion sh.p.k
  • 3 kontrata  4,647,092.00 – autoritete: 1
  1. Glavenica shpk & Alko-Impex General Construction shpk
  • 1 kontratë  66,699,162.00 – autoritete: 1
  1. KUPA shpk & ALKO IMPEX General Construksion shpk
  • 6 kontrata  170,076,852.00 – autoritete: 2
  1. KEVIN CONSTRUKSION & ALKO-IMPEX General Construcion
  • 1 kontratë  32,092,852.30 – autoritete: 1
  1. Alko impex shpk & Vega shpk & MF Invest shpk
  • 1 kontratë  306,499,751.00 -autoritete: 1
  1. ALKO-IMPEX General Construcion shpk & ALKO IMPEX CONSTRUCTION shpk
  • 7 kontrata  996,777,447.00 – autoritete: 4
  1. ALKO IMPEX CONSTRUCTION & ALKO IMPEX General Construksion shpk
  • 6 kontrata  1,041,662,192.34 – autoritete: 5
  1. ARKONSTUDIO shpk & ALKO-IMPEX General Construcion
  • 1 kontratë 76,499,198.00 – autoritete: 1
  1. MF INVEST GROUP shpk & ALKO IMPEX CONSTRUCTION shpk & ALKO-IMPEX General Construcion
  • 1 kontratë 97,020,102.00 – autoritete: 1
  1. LODI CONSTRUCTION shpk & ALKO IMPEX GENERAL CONSTRUCTION shpk
  • 1 kontratë  6,718,256.00 – autoritete: 1
  1. LODI CONSTRUCTION shpk & ALKO-IMPEX General Construcion shpk & 2 T shpk
  • 1 kontratë  99,286,112.00 – autoritete: 1
  1. KEG shpk & ALKO-IMPEX General Construcion shpk
  • 1 kontratë  62,609,425.00 – autoritete: 1
  1. ALKO-IMPEX General Construcion & 2 T
  • 1 kontratë  2,261,328,720.00 – autoritete: 1
  1. ALKO-IMPEX General Construcion shpk & ALKO IMPEX CONSTRUCTION shpk
  • 2 kontrata  1,417,993,187.00 – autoritete: 1
  1. ALKO IMPEX CONSTRUCTION & ALKO IMPEX General Construksion shpk
  • 16 kontrata 1,997,357,433.56 autoritete: 1
  1. ENBI POËER sh.p.k & Alko Impex General Construcion sh.p.k
  • 1 kontratë 131,022,407.00 – autoritete: 1
  1. KUPA shpk & ALKO IMPEX General Construksion shpk
  • 4 kontrata 75,542,242.00 – autoritete: 1
  1. Fondi Shqiptar i Zhvillimit – Alko Impex General Construction shpk & Sireta 2F shpk & IBN shpk
  • 1 kontratë – 88,888,888.00
  1. ALKO-IMPEX General Construction shpk & Vega shpk
  • 2 kontrata – 737,241,409.00. /Kujdestari.info/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer