Thursday, November 6, 2025

Komuna e Zubin Potokut i jep tender afër gjysmë milioni euro kompanisë që ishte kapur duke punuar në projektin e financuar nga Serbia në Veri

Komuna e Zubin Potokut ka shpërblyer me kontratë në vlerë prej 483,903.65 euro grupin e operatorëve ekonomik “Urban O.P dhe Bageri Shpk”. Projekti i tenderuar titullohet “Asfaltimi i rrugëve në fshatin Çabër dhe i rrugicave në Zubin Potok”, shkruan rajoni.org.

Vendimi për shpalljen fitues të tenderit është lëshuar me 3 nëntor 2025 nga zyrtarja përgjegjese e prokurimit Azize Krasniqi; kjo e fundit sipas deklarimit të pasurisë del të jetë edhe zyrtare e prokurimit në komunën e Vushtrrisë.

Screenshot

Por kush është kompania Urban O.P?

Dy kompani nje vit më parë ishin kapur nga Policia e Kosovës duke shtruar asfalt në vendbanimin “Lugina e Diellit” që është projekt i financuar nga Serbia në Veri të Kosovës, lajm ky për të cilin kishte raportuar në media.

Sipas raportimeve në media, përcjell rajoni.org, me 9 gusht të vitit 2024 makineri pune të firmave “Bageri Company” me pronar Bujar Shabanin dhe kompanisë “Urban O.P” ishin parë tek asfaltonin në vendbanimin “Lugina e Diellit”- një projekt i Qeverisë së Serbisë në Veri të Kosovës që është kontestuar vazhdimisht ligjshmëria e tij nga autoritetet kosovare.

E në lidhje me këtë, Prokuroria kishte nisur hetimet ndaj pronari të kompanisë “Urban O.P”.

“Është pranuar informacion nga ana e Policisë së Kosovës për ndërtim – punime pa leje te organit kompetent në lokacionin e lartë cekur, për çka dhe është autorizuar Policia e Kosovës që të hapet rast për një person me iniciale F.C., për veprën penale ‘Ndërtimi pa leje’”, thuhet në përgjigjet e prokurisë dhënë 1 vit me parë./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer