Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) i shpërblen me kontratë milionëshe disa kompanitë e mëdha të naftës në vend, HIB Petrol, Petrol Company, dhe grupin e OE DHF Petrol dhe Joni Transporter.
HIB Petrol ka fituar pjese të tenderit me çmim prej mbi 9 milionë euro, Petrol Company me çmim prej mbi 13 milionë eurosh, ndërsa grupi i operatorit ekonomik DHF Petrol dhe Joni Transporter ka fituar pjese të tenderit me mbi 4.2 milion euro, shkruan portali rajoni.org.
AQP ka vlerësuar se dy kompani dhe një grup i OE kanë plotësuar kushtet sipas kërkesave të cilat ata i kanë kërkuar nga aplikuesit.
“Tenderi juaj është vlerësuar me kujdes sipas kushteve dhe kërkesave të dhëna në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se ju keni dorëzuar tenderin me çmimin më të ulët si përgjigje ndaj njoftimit të kontratës për aktivitetin e prokurimit të lartcekur”, thuhet në dosjen e tenderit të AQP-së.
Tenderi ka qenë i ndarë në 9 lot (pjesë) dhe fituesit janë si në vijim;
Për Pjesën (LOT) 1 – Furnizim me karburante per nevojat e Policise se Kosoves, Operatorin Ekonomik: “HIB PETROL SH.P.K” në vlerën prej 4,599,710.32€.
Per Pjesen (LOT) 2 – Furnizim me karburante për vetura per nevojat e institucioneve publike te Nivelit Qendror, Operatorin Ekonomik: “Petrol Company – SH.P.K” ne vlerën prej 2,681,750.60€.
Për Pjesen (LOT) 3 – Furnizim me karburante per nevojat e FSK-së, Operatorin Ekonomik: “HIB PETROL SH.P.K” në vleren prej 2,298,683.31€.
Për Pjesën (LOT) 4 – Furnizim me karburante per nxehmje, generator he rezervuar pèr nevojat e institucioneve publike te Nivelit Qendror, Operatorin Ekonomik: “Petrol Company – SH.P.K” ne vlerën prej
10,167,824.00€.
Për Pjesen (LOT) 5 – Furnizim me karburante per Rajonin e Prishtines (Nivel Lokal), Grupin e Operatorève Ekonomik DHF COMPANY SH.P.K.; JONI TRANSPORT SH.P.K. ne vlerën prej 2,620,482.64€.
Për Pjesën (LOT) 6 – Furnizim me karburante per Rajonin e Prizrenit (Nivel Lokal), Operatorin Ekonomik: “HIB PETROL SH.P.K” ne vleren prej 864,626.12€.
Per Pjesën (LOT) 7 – Furnizim me karburante per Rajonin e Pejes dhe Gjakovës (Nivel Lokal), Grupin e Operatorève Ekonomik DHF COMPANY SH.P.K.; JONI TRANSPORT SH.P.K. ne vlerën prej 1,656,774.28€.
Për Pjesen (LOT) 8 – Lot 8 – Furnizim me karburante per Rajonin e Ferizajit de Gjilanit (Nivel Lokal), Operatorin Ekonomik: “HIB PETROL SH.P.K” ne vleren prej 1,674,254.21€.
Për Pjesën (LOT) 9 – Furnizim me karburante per Rajonin e Mitrovices (Nivel Lokal), Operatorin Ekonomik: “Petrol Company – SH.P.K” në vlerën prej 851,084.56€.
Ndërsa humbës të këtij tenderi, AQP i ka shpallur “LAB – OIL”, “IP – KOS” “Delta Group” dhe “FER – Petrol”.