E hënë, 13 Janar, 2025

‘Komuna e Drenasit kampion në keqmenaxhimin e parasë publike‘

Lëvizja Vetëvendosje dega në Drenas ka dalur me një komunikatë zyrtare ku ka akuzuar pushtetin e Ramiz Lladrovcit për keqmenaxhim të parasë publike dhe sipas tyrë ky pushtet është kampion në këtë drejtim, shkruan portali rajoni.org.

LEXO EDHE: Komuna e Drenasit dha 95 mijë euro për punë të pa kryera – Përfundohen vetëm pas ekzaminimit të ZKA-së

Tutje kjo parti thotë se në seancën e radhës të kuvendit komunal të Drenasit këshilltarët nga LVV do të kërkojnë sqarime dhe llogaridhënië lidhur me këto të gjetura.

LEXO EDHE: “Ka me ju dal interesant”, Reagojnë doktorrët në Drenas pas ‘kërcënimit’ qe u’a bëri Ramiz Lladrovci

Postimi i plotë:

Sipas raportit të zyrës kombëtare të auditimit për vitin 2022 për komunën e Drenasit del se komuna ka keqmenaxhuar me paranë publike gjë që vlerësohet nga gjetjet e shumta të raportit të auditimit që kanë bërë që ZKA të vlerësoj pasqyrat financiare të komunës së Drenasit për vitin 2022 me opinion të kualifikuar të auditimit.

Për parregullësitë dhe gjetjet nga raporti i auditimit ZKA ka dhënë gjithsej 9 rekomandime për komunën e Drenasit.

Disa nga të gjeturat e auditimit janë cështje që janë adresuar vazhdimisht në seancat e kuvendit komunal nga asambleistët tanë.

Të gjeturat e auditorit për vitin 2022 janë :

-Keqklasifikim i shpenzimeve

-Pagesa për punë të pakryera

-Mangësi në menaxhimin e llogarive të arkëtueshme nga taksat në ushtrimin e veprimtarisë biznesore

-Ndryshime mbi 10 % të vlerës së kontratave pa aplikuar procedurat e prokurimit

-Angazhim i stafit sipas marrëveshjes për shërbime të vecanta për pozita të rregullta të punës

-Mangësi në menaxhimin e të dhënave nga tatimi në pronë

-Mangësi në menaxhimin e pasurive

-Mungesë të projekteve ekzekutuese për projektet kapitale

-Menaxhimi joefektiv i llogarive të arkëtueshme.

Mos pagesa e punëve të pa kryera, ndryshimet mbi 10 % të vlerës së kontratave pa aplikuar procedurat e prokurimit, angazhimi i stafit sipas marrëveshjeve për shërbime të vecanta për pozita të rregullta të punës vënë në pah faktin që kryetari dhe qeverisja lokale nuk arrijnë dot të bëjnë planifikime e buxhetim siç duhet.
Për të gjeturat e auditorit lidhur me pasqyrat financiare për vitin 2022 në seancën e radhës të kuvendit komunal të Drenasit këshilltarët nga Lëvizja VETËVENDOSJE! do të kërkojnë sqarime lidhur me hartimin e planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve nga ZKA.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer