Sunday, January 11, 2026

Komuna e Drenasit merr vendim të shtyjë fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Komunën e Drenasir ka njoftuar se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha institucionet arsimore shtyhet deri më 14 janar 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë si pasojë e gjendjes aktuale të krijuar nga kushtet e pafavorshme atmosferike. Reshjet e shiut dhe borës kanë vështirësuar qarkullimin, ndërsa në disa shkolla janë paraqitur probleme edhe me sigurimin e ngrohjes.

Njoftimi:

📢 Njoftim për shtyrjen e procesit mësimor në Komunën e Drenasit

Për shkak të rrethanave të krijuara nga vërshimet, bora, ngricat dhe mungesa e ujit të pijes në disa pjesë të komunës, Kryetari i Komunës së Drenasit ka marrë vendim që të pezullohet vijimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor dhe shkollor.

📅 Procesi mësimor shtyhet deri të mërkurën, më 14.01.2026.

Ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së sigurisë së nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit arsimor.

Komuna e Drenasit do të vazhdojë të njoftojë me kohë për çdo zhvillim të ri.

🙏 Faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer